Haradinaj: Kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit nuk do të votohet në seancën e nesërme

 PRISHTINË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi sot se "kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit nuk do të votohet në seancën e nesërme".
Në një pronocim për mediat pas një takimi konsultativ mes drejtuesve të partive opozitare, kreu i AAK-së, Haradinaj tha se "takimi i sotëm ka qenë një takim konsultativ për seancën e nesërme. Kuptohet, mbetet vetëm ta përsëris se ne jemi plotësisht të gatshëm për seancë. Nuk dua të jap detaje, sepse epilogu i seancës dihet. Kandidati i PDK-së së nuk do të votohet. Presim pikën 126, pra dështimin e kandidatit të parë për të pasuar me pikën 127?.
Sipas mediave , Haradinaj bëri të ditur se ende nuk kanë marrë ndonjë konfirmim nga lista serbe.
"Nuk kemi marrë ende një konfirmim zyrtar nga lista serbe, për vendimin e saj se kë do të mbështesë në seancë", u shpreh Haradinaj.
Nesër në Kosovë do të zhvillohet seanca konstituive për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë