PRISHTINË - Opozita në Kosovë mesa duket nuk do t’i lërë hapësira kryeministrit aktual Hashim Thaçi krijimin e qeverisë së ardhshme. Partitë opozitare të LDK-AAK-NISMA, të cilat kanë formuar një koalicion paszgjedhor, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Vetëvendosjes ku kanë biseduar për qeverinë e re të Kosovës që pritet të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Kosovën.
Ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Hashim Thaçi të mandatohet për krijimin e qeverisë së re, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka publikuar deklaratën e përbashkët pas takimit me kreun e LDK, Isa Mustafa me kreun e Nismës, Fatmir limaj dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.
Në deklaratë thuhet se asnjë prej këtyre 4 partive nuk do t’i përgjigjen as si koalicion dhe as si subjekte politike të ndara ftesë së PDK-së së Hashim Thaçit në çfarë do konsultimi për qeverisjen.
(Statusi i plotë i Ramush Haradinajt në rrjetin social "Facebook")
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Hashim Thaçi të mandatohet për krijimin e qeverisë së re, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka publikuar deklaratën e përbashkët pas takimit me kreun e LDK, Isa Mustafa me kreun e Nismës, Fatmir limaj dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.
Në deklaratë thuhet se asnjë prej këtyre 4 partive nuk do t’i përgjigjen as si koalicion dhe as si subjekte politike të ndara ftesë së PDK-së së Hashim Thaçit në çfarë do konsultimi për qeverisjen.
(Statusi i plotë i Ramush Haradinajt në rrjetin social "Facebook")Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)












