Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në kohën që ka luftuar me UÇK-në, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, ka qenë engjëll që e ka dërguar Zoti për të mbrojtur të pafajshmit,  ndërsa thotë se pas luftës ka bërë gabime në politikë.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim që më ka dërgua Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll. Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj e po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë. Pas luftës edhe unë kam bërë gabime në politikë”, tha Haradinaj në “Debat Plus”.

Kryetari i AAK-së, thotë se familjarët e të vrarëve pas luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi por sipas tij duhet pasur kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

“Edhe mua më është vrarë një vëlla pas lufte dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Haradinaj.