Haradinaj nga Gjakova: Hashimi
na nxorri faqen e zezë në botë

Haradinaj nga Gjakova: Hashimi<br />na nxorri faqen e zezë në botë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përmbyllur fushatën parazgjedhore në Gjakovë, ku drejtuesit e saj kanë ftuar qytetarët e kësaj komune që të bashkohen dhe të votojnë më 8 Qershor për të larguar nga qeverisja PDK-në dhe Hashim Thaçin, pasi vlerësojnë se e ka shfaqur Kosovën për "faqe të zezë" në botë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me shpërthimin në termocentralin ‘Kosova A’, tha se shpresojnë që të mos vijnë më lajme të tilla të këqija.

Haradinaj ka ftuar qytetarët e Gjakovës që ta votojnë AAK-në dhe Drejtimin e Ri, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe, me program të qartë, pa korrupsion, për të gjitha komunat dhe gjithë qytetarët e saj.

Haradinaj: Hashimi na qiti faqen e zezë
“Mua me vjen keq që Gjakova e Kosova po dëgjojnë lajme të këqija ende edhe sot. Shpresoj që mos të dal më e keqja, sepse po flitet se ka shumë të lënduar në KEK...Për Hashimin nuk kam çka ju flas më, na mori në qaf, na ka qit fytyrën e zezë, edhe në Kosovë edhe në botë, është marre si na ka ardhur puna neve si shqiptarë, qysh na ka dashur krejt bota e tash kemi arritur. Çka të flas për Isen që nuk mundi t’i dal hakut Prishtinës, e thotë i dal ballë Kosovës, por nuk mundet, këto janë argumentet”, tha Haradinaj. Hsh

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka drejtuar një mal akuzash ndaj PDK-së dhe Hashim Thaçit, duke thënë se mos investimi dhe mos mbyllja e termocentralit ‘Kosova A’ nga kjo Qeveri, ka bërë që tash të ndodhin shpërthime në KEK dhe të marrin jeta njerëzish.

Gjini: Fajin për shpërthimin e kanë njerëzit që nuk dinë asgjë tjetër pos të flasin
“Më se largu mbrëmë ju kemi thënë se e kanë falsë, se janë duke e stresuar sistemin, se Kosova A ka qenë dashur të mbyllet në vitin 2013, sepse e ka kryer jetën e vet, se ka qenë dashur të ketë investime në energjetik për të mos ndodhur këto që po na ndodhin. Faji është tek njerëzit që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër vetëm me fol, me dhënë fjalë në mëngjes d he t’i ndërrojnë në mbrëmje”, tha Gjini.

Gjini tha se në Gjakovë, asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë projekt që mund ta përmendin qytetarët e Gjakovës nuk e kanë bërë njerëzit që janë në Qeveri.

Edhe kryetari i AAK-në në Gjakovë, Pal Lekaj tha para qytetarëve të Gjakovës se me 8 qershor duhet të votohet AAK-ja dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj, pasi sipas tij, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet një lider i tillë, i cili do ta qoj Kosovën drejt një zhvillimi ekonomik, mirëqenie më të mirë dhe sundim të rendit dhe ligjit.

Lekaj: Vota juaj me 8 qershor, është për zhvillimin e Kosovës
“Vota juaj me 8 qershor për drejtimin e ri dhe Haradinajn si kryeministër është faktor relevant për zhvillimin e Kosovës, për mirëqenien në familjet tuaja, për një arsim evropian, për një shëndetësi kualitative, për një infrastrukturë moderne dhe shumë çka që sot na mungon”, tha Lekaj.

Lekaj tha se Drejtimi i Ri dhe lideri Ramush Haradinaj i duhet Kosovës për kryeministër ashtu siç i duhet njeriut buka./B. Syla-KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptatja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij