/ATSH/.- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehet se, "është habi si Qeveria aktuale vazhdon me relativizimin e problemeve tani që pakënaqësia e qytetarëve është në kulm".
"I bëj thirrje Qeverisë të reflektojë, sa ka ende kohë", shton ai.
Haradinaj bën të ditur se, "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh gadishmërinë e saj për të vazhduar partneritetin e organizimit të protestës, gjithmonë duke reflektuar karakterin paqësor e gjithëpopullor të saj".
"AAK dënon aktet vandale që ndodhën dje pas protestës paqësore, dhe fton qytetarët që të protestojmë bashkë, qetësisht e të civilizuar, deri atëherë kur fillon të respektohet interesi i popullit të Kosovës. Aleanca do të qëndrojë me popullin deri në fund", shkruan Haradinaj në postimin më të ri në 'Facebook'.

LAJMET MË TË VLERËSUARA