KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga disa persona, ka vendosur të kalojë një fundjavë ndryshe në mal duke “sfiduar” borën dhe të ftohtin.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka publikuar një video në të cilën shfaqet në dëborë duke u ngjitur në majën e Brisës.

“Kemi filluar nga Prevalla dhe deri tani kemi bërë dy orë ngjitje, do të vazhdojmë tutje edhe për dy orë të tjera. 20 mars 2021, moti nuk është i mirë, por jemi duke u kënaq”, tha ai në video.