Haradinaj sot në Tiranë, do marrë
çmimin ‘Qytetar Nderi’ i Kamzës

Haradinaj sot në Tiranë, do marrë<br />çmimin ‘Qytetar Nderi’ i Kamzës
TIRANE - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të nderohet me çmimin ‘Qytetar Nderi’ i bashkisë së Kamzës.
 
Nga sa bëhet e ditur nga mediat kosovare kryetari Haradinaj, krahas marrjes së ccmimit do të marrë pjesë edhe në një sërë aktivitetesh, ku do të takohet edhe me zyrtarë dhe udhëheqës të lartë të institucioneve të Shqipërisë.
 
Haradinaj fillimisht do të marr pjesë në promovimin e librit “Ashti i kombit”, me autor ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, dhe më pas do të të jetë në manifestimin përkujtimor “Binjakët e lirisë”, që do iu kushtohet, ish-deputetit dhe Azem Hajdarit dhe Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit. 

Marrë nga "Kosovapress"


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj