Haradinaj takon Palmer: Gati për dialog me Serbinë dhe njohje reciproke brenda kufijve ekzistues

Haradinaj takon Palmer: Gati për dialog me Serbinë dhe njohje reciproke brenda kufijve ekzistues

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se, Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim, ai ka thënë se rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike.

Haradinaj ka pohuar se caktimi i Zëvendës ndihmës Sekretarit, Matthew Palmer, si i dërguari i posaçëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga SHBA.

Ai ka bërë të ditur se në takim me Palmer, në New York, ka theksuar edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja