Harito:Administrata jo në fushatë
hyn në fuqi urdhri i kryeministrit

Harito:Administrata jo në fushatë<br />hyn në fuqi urdhri i kryeministrit
Punonjësit e administratës publike nuk do të lejohen të bëhen pjesë e fushatës zgjedhore. 
 
Urdhri i kryeministrit Edi Rama ka hyrë në fuqi këtë të martë.
 
Ka qenë vetë ministrja e Teknologjisë dhe Inovacionit, Milena Harito, cila ka deklaruar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, se nga dita e sotme asnjë punonjës i administratës nuk do të lejohet të bëjë fushatë. Gjithashtu do të ndalohet edhe përdorimi i resurseve shtetërore në funksion të aktiviteteve të partive.  
 
Ekziston një urdhër nga kryeministri për të rregulluar çështjen e mospjesëmarrjes së administratës publike në zgjedhje dhe të mos përdorimit të makinave nga ana e tyre.
 
Urdhri hyn në fuqi pikërisht ditën e sotme, dhe është hera e parë që po hyjnë në zgjedhje dhe as vetë ministrat nuk duhet të përdorin makinat.
 
Duhet që të lexohet me kujdes ligji. Ndërkohë Shqipëria ka një ligj që rregullon çështjen e Nëpunësit Civil të cilët kanë të drejtë të kenë bindje të plotë politike, por nuk kanë të drejtë ta shprehin atë publikisht
", u shpreh Harito.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi