Harito fton studentët e Vlorës të
bëhen pjesë e projektit “Ëndrra ime…”

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, ftoi sot studentët e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, të bëhen pjesë e projektit “Ëndrra ime – Albania Start up Business”, i inicuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një takim që zhvilloi sot me studentë nga Fakultetet e Informatikës, Ekonomisë, Inxhinierisë Navale, Shkencave Sociale, ministrja Harito u shpreh se ky edicion, që është i treti për projektin “Ëndrra ime – Albania Start up Business”, fokusohet në fushat e Inovacionit, Bujqësisë dhe Turizmit.

“Të gjithë të rinjtë që kanë ide inovative, mund të aplikojnë në këtë projekt për të përfituar mbështetje financiare, por edhe asistencë teknike të kualifikuar”, theksoi Harito. Sipas saj, Qeveria ka parashikuar grant deri në 500’000 lekë për hapjen e biznesit dhe asistencë të kualifikuar në hapat e para të tij.

Për projektet fituese dhe që do të kenë më shumë prioritet për zbatimin në praktikë, do të ketë mbështetje të veçantë përmes “Innovation Hub”, i krijuar Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike.

Ministrja Harito, duke u shpjeguar studentëve mënyrën e funksionimit të këtij sistemi, i ka këshilluar ata që për të detajuar në formën e projekteve serioze idetë e tyre, të krijojnë grupe pune të përziera midis studentëve të degëve të ndryshme. Kjo do t’i bënte projektet më realiste dhe të mundshme për t’u kthyer pastaj në ide biznesi fitimprurës.

“Albania Start up business” është një projekt që krijon mundësi për të transformuar idetë e të rinjve në një sipërmarrje të mirëfilltë, duke ofruar një grant, mjediset e punës si dhe asistencë të kualifikuar për zhvillimin e ideve. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai