TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje një pjesë të kabinetit qeveritar, ku është diskutuar dhe vendosur për marrëveshjet që do të nënshkruhen me qeverinë e Kosovës, në mbledhjen e përbashkët që do të zhvillojnë më 11 janar në Prizren. Njëherësh është diskutuar dhe në lidhje për fondin që do jepet për dy projektet me Luginën e Preshevës si dhe objektivat dhe prioritetet për 300 ditët e qeverisjes. “Kabineti qeveritar ka zhvilluar një takim të gjatë me fokus, planifikimin, objektivat, dhe prioritetet e qeverisjes për 300 ditët.
Bazuar në eksperiencën pozitive të 100 ditëshit të parë, ne jemi besimplotë se përmes një plani konkret për çdo ministri, sigurisht të bazuar në programin tonë qeverisës, do të jemi në gjendje tu përgjigjemi pritshmërive shumë të larta të atyre që na kanë votuar dhe të gjithë shqiptarëve”, ka qënë deklarata e ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito menjëherë pas mbledhjes. “Përfunduam dhe përgatitjet e takimit të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe të qeverisë së Shqipërisë, që do të mbahet ditën e shtunë, në Prizren.
Disa marrëveshje do të nënshkruhen nga të dyja qeveritë, mes të cilave po citoj: Nënshkrimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian”, tha Harito. Pë të cilën këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare.
Por ajo ka shpalosur dhe njëherë projektet për Luginën. “Kemi dhe dy projekte për Preshevën; një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës”, është shprehur Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike. Duke paralajmëruar se do të ketë dhe një konferencë për mediat mes dy kryeministrave. “Në fund të takimit mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, do të bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe gjithashtu të dy kryeministrat do ti përgjigjen interesit të mediave të pranishme aty”, është shprehur Harito. Kjo mbledhje është paralajmëruar muaj më parë dhe se pritet të startojë më pas dhe me mbledhje të tjera, në kuadër të heqjes së barrierave mes dy vendeve, në funksion të zhvillimit.
Liderët e Preshevës, letër qeverisë
Liderët shqiptarë nga Kosova Lindore pak ditë para mbledhjes së dy qeverive asaj të Tiranës dhe Prishtinës i kanë dërguar një letër qeverisë shqiptare mbi Luginën e Preshevës. Letra i është dërguar Ministrisë së Jashtme. Janë paraqitur disa rekomandime mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevë e përfshirja e kësaj çështjeje në bisedimet dypalëshe. Kërkohet ndihmë për të tejkaluar këtë situatë me qëllim përparimin e proceseve në Luginën e Preshevës në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Një ndër kërkesat elementare rejtuar qeverisë shqiptare, janë dhe mbështetja e qeverisë shqiptare në sferën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, zhvillimit ekonomik dhe informimit.
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com