Harito: Kryeministri i luftës po i
cakton objektivat, Presidentit

Harito: Kryeministri i luftës po i<br />cakton objektivat, Presidentit
TIRANE - Milena Harito nga selia e Partisë Socialiste, i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Berisha lidhur me deklaratat e tij në grupin parlamentar të PD-së sot.
Harito tha se “pikërisht sot, ne prisnim që kryeministri i vendit të mos i lante duart me situatën kriminale në vend thjesht dhe vetëm duke shkuar për të bërë homazhe, por prisnim që në mbledhjen e grupit te tij parlamentar ta trajtonte këtë problem të rëndë me deputetët e tij dhe ministrat përgjegjës për situatën.
Por ndërkohë që në Shqipëri gjendja e kriminalitetit dhe pasigurisë është e krahasueshme me një vend në gjendje lufte", - tha ajo, - "kryeministri na shfaqet me broçkullat e zakonshme, duke marrë nëpër gojë opozitën dhe duke i caktuar Presidentit të Republikës dhe institucioneve të tjera të pavarura detyrat dhe objektivat për muajt e ardhshëm.
Së pari, një nga problemet që Europa ka me Shqipërinë është pikërisht ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv, qeverisë tek pushtetet e tjera të pavarura; së dyti qoftë Europa, qoftë SHBA si aleatët tanë, e kanë bërë të qarte se kusht për marrjen e statusit janë zgjedhjet; së treti, i kujtojmë kryeministrit se duke hedhur baltë mbi opozitën, as situata e krimit nuk zgjidhet, as vende pune nuk hapen dhe as shërbimi shëndetësor nuk përmirësohet. Është ai dhe qeveria e tij, që paguhen për të qeverisur. Janë ata përgjegjës që në 8 vitet e fundit situata ka ardhur këtu ku është dhe janë ata që në 23 qershor do largohen me votën e popullit.
Me modelin tonë qeverisës:, - përfundoi Harito, -"ne do t’i kthejmë dinjitetin policisë në radhë të parë. Do të bëjmë të mundur që çdo punonjës policie që do të kryejë detyrën e vet ndershmërisht, të ndihet jo i braktisur, jo i përbuzur nga shteti, por i vlerësuar, i respektuar dhe sigurisht i mbrojtur në jetën e tij”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë