Harito takim për shërbimin civil:
16 mijë punonjës me status civil

Harito takim për shërbimin civil:<br />16 mijë punonjës me status civil
Shqipëria ka nevojë të krijojë një administratë të qendrueshme ose në të kundërt do të përfundojmë në krizë njësoj si Greqia e cila nuk e kishte të qëndrueshme administratën e saj. Kështu e ka nisur fjalën e saj Ministrja e Inovacionit, Milena Harito në takimin për projektin e binjakëzimit për shërbimin civil.

“Pa një administratë publike të qëndrueshme të gjithë e dimë që vullneti politik nuk është i mjaftueshëm. Ndoshta një pjesë e problemeve të rajonit dhe problemeve të aktualitetit që shohim me fqinjët tanë vijnë padyshim edhe nga fakti që administratat tona nuk janë aq të konsoliduara sa do të duhet të ishin”, - tha Harito

Sipas Haritos aktualisht gëzojnë statusin e nënpunësit civil 16 mijë punonjës, kundrejt 3 mijë punonjësve që ishin në 2013.

“Ne kemi marrë një sërë hapash të rëndësishmë në radhë të parë në reformën e shërbimit civil. Shërbimi civil në shqipëri deri në vitin 2013 përbej nga rreth 3 mijë vetë me reformën të cilën ne filluam ta implementojmë që në fillim të vitit 2014 numri i atyre që tashmë janë nënpunës civil në administratën shtetërore arrin në 16 mijë”, - tha Harito

Duke folur për reformën në shërbimet publike, Harito u shpreh se ende shërbimi që marrin qytetarët në zyrat e shtetit nuk është në nivelin e duhur

Harito theksoi rëndësinë e veçantë që qeveria i ka kushtuar reformimit të administratës publike pasi ka qenë një nga pesë prioritetet për integrimin në BE.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)