Harito zbardh e-mail-et,
Berisha: Të vërteta? Bravo

Harito zbardh e-mail-et,<br />Berisha: Të vërteta? Bravo
TIRANE- Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zbardhur dje në Parlament e-mailet që ish-kryeministri Sali Berisha u ka dërguar punonjësve të administrats para zgjedhjeve të 23 qershorit, duke u bërë presion që të votonin për PD. "Meqënëse ne i kemi në dorë të gjitha të dhënat zyrtare po ju lexoj një mesazh të këtij zotërisë parafolës shumë interesant, që e kemi gjetur në kompjuterat e tij”, tha ajo.

Në replikë Berisha tha se ministrat nuk janë të autorizuar të marrin të dhëna nga serveri, por "edhe nëse e kishte bërë mesazhin e votimit atëherë bravo i qoftë Sali Berishës". Ndërkohë që me ironi, kryeparlamentari ilir Meta i është drejtuar Berishës duke i thënë "Mos u bëj kaq modest”. Por një tjetër përplasje ish-kryeministri Berisha e pati edhe me ministrin e Mirëqënies Sociale, Erjon Veliajn në lidhur me një foto të publikuar në faqen zyratre të ministirt Veliaj. Berisha e ka etiketuar ministrin bastard, ndërsa Veliaj një nacionalist 2 lekësh.  

Mesazhi i Berishës
“Mesazh tejet i rëndësishëm Zotrinjë, Ministra dhe titullarë e institucioneve të vartësisë duhet të rifreskoni porositë për administratën e tuaj nëpërmjet koordinatorëve në Tiranë për:
1.Të dërgoni deri pasnesër në darkë, votat e sigurta të çdo votuesi/ punonjës tuaj.
2.T'ju kërkoni të votojnë bashkë me familjarët e personat që ata kanë marrë përsipër deri në orën 11.
3.Çdo vëzhgues në QV të pajiset me listën e administratës votues. Koordinatorët e inst që nuk janë komisionerë/vëzhgues të jenë prezentë tek shtabi i zonës gjatë ditës së votimit.
Përshëndetje Kryeministri Sali Berisha”

Reforma territoriale, Meta-Berishës: Pse s`bëhesh bashkëkryetar
Kryetari i Kuvendit ka kërkuar konsensusin e opozitës për të bërë reformën administrative dhe ka kërkuar nga opozita që të bëhet pjesë e komisionit bipartizan për këtë qëllim. “Është koha për një reformë territoriale që të gjithë qeveritë e kanë pasur përparësi por nuk është bërë. Kjo mazhorancë i ka votat por prej dy javësh është duke kërkuar konsensin tuaj, si opozitë se nuk duam që ta bëjmë me votat tona”, tha Meta.

Sipas Berishës ftesa për dialog është e llojit makbethian. “Meqë jemi tek komisioni i Reformës Territoriale dhe meqë ju keni eksperiencë, pse nuk bëheni bashkëkryetar i Komisionit. Po i kërkoj Kryetarit që ke në seli që t’ju propozoj juve në këtë pozicion, pasi ne kemi një ish-Kryeministër të nderuar si Bashkim Fino me të cilin ju keni bashkëpunuar shumë mirë”, i është drejtuar tha Meta.
 
Debatetet
Veliaj-Berisha debate dhe fyerje për foton e ministrit
Veliaj: Zyra jonë e punës nuk është si zyra e Saliut, që thoshte futu në lokal, dhe në fund të lokalit,e matanë shtëpisë së xhevries gjen zyrën ku nuk kishte asnjë gjë, vetëm foto të kryeministrit. Këta njerëz që e merrnin ndihmën ekonomike vetëm ti hidhnin benzinë makinës së tyre. Se po të ishin vërtet nevojtarë kishin dalë e kishin protestuar.
Berisha: Piktori është analfabet në ekonomi, që i mbushet mendja që në nuk ka tjetër në ekonomi përvec atij. Tregu ka me dhjetëra dimonsione, por ai shikon vetëm një dimension, vrasjen e vendeve të punës, ju besoni tek tritoli, ai është sinonimi i shpirtit tuaj. Shkon në Himarë, terrorizon një fshat të tërë. Sollën punësimet e bijëve të tyre ku i kanë e ku si kanë, e shkon në Laç, dhe në parime tërësisht klasore minon dhe shkatërron ndërtime me leje. Erdhët në pushtet se donit të zhduknit cdo dosje. Se ja ku i keni këtu.

(Flet Sadri Abazi nga vendi)
Berisha: Je i botës së krimit ti që bërtet atje, je i faktuar, përfaqësues i krimit.
Abazi: Ik more andej, gënjeshtar, mashtrues...
Berisha: Je hajdut. E di mirë ti! Pra ju mendoni se duke organizuar prita shtetqërore si në Kavajë, se në këtë parlament i thoja zëdhënësit të kryekreut për rendin, mos bëj komunikat për kryebandat se çmimi do jetë shumë i shtrenjtë, por jo të drekosh me njërën e të qëllosh tjetrin, ja ku e keni, u vra Olsi.

Abazi: Kur vajtimorët të vajtojnë do të thotë se ke mbaruar ke vdekur. Edhe në tre kutitë e fundit u ndërpre votimi se vajtimorët e vajtuan këtë njeri.
Harito: Meqënëse ne i kemi në dorë të gjitha të dhënat zyrtare po ju lexoj një mesazh të këtij zotërisë parafolës shumë interesant, që e kemi gjetur në kompjuterat e tij. Për ato përrallat e administratës t'ju them vetëm disa shifra se s'kam ndërmend të merrem me fantazira. 55 dorëheqje që nga shtatori deri tani. 3 masa disiplinore, 2 dalje në pension. Gjithsej 60 veta të larguar nga Shërbimi Civil. Kemi bërë 20% shkurtime në një administratë të tejfryrë me qoka elektorale.

BERISHA: Për sa i përket pretendimit tuaj znj,Koleka, e cila bën avokatin e kushëririt këtu, jeni shumë shumë gabim. Ka një ligj sekreti shtetëror në Shqipëri, i cili autorizon presidentin dhe kryeministrin për deklasifikim, por jo për këto të dhëna. Unë e kuptoj që lidhja e gjakut ju verbon ju, ju bën të mbroni jashtë çdo logjike krye kreun por të vërteta janë ato që them unë. Përsa i përket mesazhit të votave nëse e kam shkruar unë i them bravo i qoftë Sali Berishës! Millosheviçi i shqiptarëve është mafia shqiptare dhe ajo s’mund të kalonte kurrë mbi mua. Ai luan me koka shqiptarësh, ky bastard ma quan legjendë futbolli.

Veliaj: Meqë je kaq patriot pse nuk i jep llogari qytetarëve dhe të thuash që pse 8 vjet e sabotove me vetëdije të plotë linjën energjetike me Kosovën. 8 vjet i le pa drita dhe nuk ke turp këtu, nacionalist 2-leksh. Ngrije kokën. Rri si pulë aty. 8 vjet, të të vijë turp! Do të flasësh për patriot ti, do të flasësh ti kumbari i Fazliçit ti.
Tahiri: S’ke guxim të shohësh në sy. Nuk ke folur ishte pikënisja, tritoli te shtylla e tensionit të lartë. Ki kurajon të dalësh këtu e të flasësh për atë. Janë akte të pastra terroriste.
Berisha: Njeriu i cili humbi çdo provim dhe u hodh nga ballkoni përfundoi në spital. Një njeri frikacak i paimagjinueshëm që mban edhe kriminal si bodigardë është jo për të drejtuar rendin, por për të shkuar me ata që drekon atje ku i takon. Është njeriu që shtroi Tiranën në lavatriçen e krimit.

Patozi: Tritoli po përdoret me dendurinë e fishekzjarreve për Vit të Ri. Rama thotë se problemi kryesor që ka Qeveria është estetika e doganave. Problemi kryesor i doganierit shqiptar nuk është dhoma ku fle, por trari që ulet e ngrihet.Po të kishim imituar PS-në në diskutimin e këtij projektligji do të ishim duke akuzuar Mimi Kodhelin, se Ministria e Mbrojtjes është dikasteri që merret me trafikimin e armëve.
Kodheli: Do të dekonspiroheshin gjithë informacionet lidhur me krimin, trafikun e më shumë se kaq. Ju rikujtoj se, një vit më parë në raportin e Departamentit të Shtetit flitej për lidhjen e zyrtarëve të lartë me krimin.


Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen