Harmoni, ekuilibër, fantazi dhe emocione, por kujdes! Zbuloni cfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Harmoni, ekuilibër, fantazi dhe emocione, por kujdes! Zbuloni cfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

DASHI21. mars - 20. prill
Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj dite ne planin sentimental dhe për gjithçka do arrini te merreni vesh me partnerin tuaj. Nëse keni qene larg njeri-tjetrit për pak kohe sot gjithçka do ndryshoje. Beqaret do e kërkojnë ngado personi me te cilin te ndërtojnë te ardhmen e tyre dhe ka disa mundësi qe ta gjejnë atë. Ne planin financiar, pavarësisht përpjekjeve qe do bëni situata do mbetet delikate.

DEMI21. prill - 21. maj
Urani do ketë ndikimin me pozitiv ne jetën tuaj ne çift sot. Edhe pse do jeni te zënë me pune do e gjeni kohen për partnerin dhe do dashuroheni me te ashtu si do e ndieni. Për beqaret atmosfera do ngrohet goxha. Tashme do jene krijuar te gjitha kushtet qe ata te krijojnë lidhjen e menduar. Edhe pse financat do jene te mira duhet t’i bëni me llogari shpenzimet. Duhet menduar edhe për te ardhmen.

BINJAKET22. maj - 21. qershor
Gjate kësaj dite gjerat nuk do shkojnë shume mire dhe do jeni te detyruar te ndryshoni sjelljen me partnerin. Edhe ai nga ana e tij do reflektoje dhe do i kuptoje disa gabime qe ka bere. Beqaret do kenë një dite shume te veçantë dhe te mbushur me takime si i kishin ëndërruar. Ne planin financiar do ndiqni strategji me strikte dhe pak nga pak situata mund te përmirësohet.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Venusi do jete planeti qe do kujdeset gjithë kohës për jetën tuaj ne çift dhe do ju beje te ëndërroni edhe me shume. Periudha e debateve do marre fund njëherë e mire. Beqaret do jene pafund sharmante dhe do marrin ftesa te njëpasnjëshme. Mire është ta shfrytëzojnë rastin sepse nesër nuk do jete njësoj. Financat do jene te begata dhe gjendja do përmirësohet jashtëzakonisht.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Gjate kësaj dite do jeni me shume fat ne dashuri dhe do arrini t’i zgjidhni mosmarrëveshjet. Do ndiheni me te lire se kurrë me pare. Beqaret do kënaqen me takimet qe do realizojnë, por kut te vije puna për te kthyer përgjigje për te ardhmen, do stepen. Ne planin financiar mund te keni vështirësi te vogla, pa pasoja. Filloni te ulni paksa shpenzimet për gjera pa rëndësi.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Dielli do ju sjelle lumturinë ne çift gjate kësaj dite. Ai do iu nxite te përmirësoni marrëdhënien tuaj me partnerin dhe te ndiheni me te qete. Nëse zemra juaj është e vetmuar, bashkëpunimi i planetëve me njeri-tjetrin do iu sjelle takime mjaft interesante. Ku i dihet, ndonjëri mund te shkoje edhe deri ne martese. Sot do bëni një pune e cila do iu sjelle mjaft fitime. Hiqini ato mënjanë!

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Zemra juaj do ndihet shume here me mire nga me pare sot dhe kënaqësitë do jene te forta. Partneri do përkujdeset jashtëzakonisht. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime dhe mundësi për aventura, asgjë me shume sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende te presin edhe pak. Buxheti do jete shume i mire, prandaj duhet te përfitoni sa me pare për te bere investimet e nevojshme.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Ne jetën tuaj ne çift do rikthehet gëzimi, sensauliteti dhe romantizmi. Do ju duket vetja sikur jeni mbi re dhe nuk do e besoni dot se gjithçka po ju ndodh realisht. Beqaret do takojnë disa persona te cilët do i bëjnë t'i harrojnë te gjitha problemet qe kane dhe do i mahnitin pa mase. Financat do dini si t'i menaxhoni kështu qe gjendja nuk do ketë probleme.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Do jeni te kujdesshëm me fjalët sot ju te dashuruarit dhe nuk do bëni asnjë gabim përkundrejt partnerit. Marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe para se te mendojnë te kërkojnë dashurinë sepse priten dite me pozitive. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do shpenzoni goxha dhe serish do ju mbeten para për te hequr mënjanë.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Sot duhet t'iu jepni fund tekave ju te dashuruarit sepse ne te kundërt mund te keni probleme me partnerin. Mundohuni te jeni sa me realiste. Beqaret do jene ende ne dyshim se cilin person te joshin, prandaj do presin edhe pak dite për t'u hedhur ne sulm. Buxheti nuk do jete problematik keshtu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Harmoni, ekuilibër, fantazi dhe emocione. Dita e sotme do përshkruhet plotësisht nga këto fjale. Shfrytëzojeni çdo çast sa me shume qe te mundeni. Për beqaret nuk
priten dashuri te mëdha, por aventurat nuk do mungojnë asnjë moment. Ne planin financiar nuk keni për te pasur aspak probleme sepse kohet e fundit e keni hedhur çdo lloj hapi te mirëmenduar.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Nëse nuk i jepni rëndësinë e duhur partnerit tuaj ka rrezik qe ta humbni atë pak e nga pak. Mundohuni qe përveçse t'ia shprehni ndjenjat me tepër, te përgatisni edhe ndonjë surprize për te. Beqaret nuk do iu besojnë aspak personave qe do i joshin dhe do preferojnë qe edhe sot te qëndrojnë ashtu si janë. Ne planin financiar për fat te mire do mbizotërojë ekuilibri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim