Është vetëm 15 muajshe dhe Harper Beckham, është cilësuar si një nga vogëlushet që vishet më bukur dhe më me klas. Dhe në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi nëna e saj, Victoria Beckham, është një femër gjithë sharm dhe klas.

Në të njëjtën kohë edhe babai i saj, ylli i futbollit, David Beckham është një nga meshkujt më të kuruar përsa i përket pamjes së tij të jashtme.

Harper Beckham vishet nga stilistët dhe firmat më në zë të momentit si, Maria Chantal, Chloe, Marc Jobs, etj. Thuhet se "Posh Spice", Victoria Beckham, harxhon një shumë të madhe lekësh përsa i përket pamjes të “fashionistas”, së saj të vogël.

Su/ Shqiptarja.com