Harperit i ofrojnë punë

Harperit i ofrojnë punë
Edhe pse vetëm 9-muajshe dhe ende e pavetëdijshme për famën e saj vajzës së vogël së çiftit Beckham kanë nisur t’i vijnë ofertat e para të punës. Me anë të një letre drejtuar vajzës një firmë rrobash për fëmijë ka kërkuar që Harper të jetë imazhi i markës. “Duke qenë se prindërit e tu janë ikona të modës nuk shohim arsye pse ti të mos nisësh karrierën tënde në industrinë e modës edhe pse në një moshë shumë të vogël. Por, meqënëse ligjet nuk e lejojnë punën e fëmijëve nuk mund të negociojmë detajet e kontratës me ty dhe i kemi dërguar një kopje të kësaj letre edhe prindërve të tu. Do të flasim me ta për honoraret e tua, por mund të themi që do të të paguajmë një shumë të madhe parash në mënyrë që të jesh imazhi i firmës sonë.”-thuhet në letrën drejtuar vogëlushes.Ende nuk dihet se cila do të jetë përgjigjia e vajzës e prindërve të saj.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot