Prej mëse 19 muajsh Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nuk arrin të ushtrojë një nga detyrimet kushtetuese, ligjin për faljen e të dënuarve që vuajnë dënimin në vend. Prej dekretit të fundit për falje dënimi nr. 6516, të datës 22 prill 2010, kreu I shtetit nuk ka firmosur asnjë falje dënimi për të burgosurit, të cilat zakonisht bëhen me rastin e festave kombëtare ose jo.
Nëse shikon adresën e institucionit të presidencës së Shqipërisë (president.al), presidenti aktual Bamir Topi ka nënshkruar vetëm tre dekrete për falje të dënuarish: i atë nr. 5651, datë 7 mars 2008, kur u falën ose iu ul dënimi 26 grave të dënuara; një dekret në 6 prill 2009, kur u falën 23 të dënuar në moshë dhe më të fundit në 22 prill të vitit të shkuar, kur presidenti I Republikës dekretoi faljen e 367 të dënuarve. Dekreti 6516 ishte I fundit, sepse prej asaj kohe presidenti nuk e ka ushtruar të drejtën e faljes, edhe pse sipas nenit 10 të ligjit nr 10295, datë 1.7.2010 "Për faljen", do të duhej që Ministria e Drejtësisë për 60 ditë të paraqiste kërkesat në Presidencë.
Por megjithëse ka kaluar një vit e gjysëm, Ministria e Drejtësisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë, edhe pse atje janë depozituar rreth 300 kërkesa nga të dënuarit. (Vazhdon në Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com