Harrohet ish-Shtëpia e Oficerëve në Vlorë, 6 familje jetojnë në gërmadhën e mbuluar nga plehrat! Kadastra zvarrit projektin për rikonstruksionin e godinës

Dy vite më parë 8 familje që jetonin me qira në ish-ambientet e shtëpisë së oficerëve në Vlorë u nxorën me forcë nga policia me pretendimin se godina shtetërore do t'i nënshtrohej rikonstruksionit.

"Ne jetojmë me kanaçe dhe hekura! Ku të shkoj, kam 5 fëmijë!", shpreheshin banorët më 20 janar 2020.

Ndërsa më 13 korrik të 2020-ës, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, deklaronte se ish-shtëpia e oficerëve do të bëhet shtëpia e re e Kadastrës së Vlorës:“Kjo godinë, dikur shtëpia e Oficerëve dhe prej vitesh e plaçkitur dhe braktisur, së fundi nga qeveria ju kalua Drejtorisë rajonale Vlorë, për të bërë selinë e saj të re. Këto ditë fillon rikonstruksioni i saj dhe, pas disa muajsh, qytetarët vlonjat do të kenë në dispozicion shërbimi ambiente të rinovuara".

Ka kaluar një vit e gjysmë nga kjo deklaratë e Lames, por ish- Shtëpia e Oficerëve vazhdon të mbetet një gërmadhë me plehra në qendër të qytetit të Vlorës. Nga mungesa e ndërhyrjes, godina u popullua sërish nga familje të pastreha që jetojnë në skamje.

'Ne kemi qenë fillimisht këtu me qira, pastaj na nxori shteti. U futën të tjerët dhe nga halli u kthyem dhe ne", tha një banore.

Një tjeter banore shprehet se "jam nga Vlora dhe kam një vit e gjysmë që jetoj këtu. Askush nuk vë dorën në zjarr për ne, se jemi dobët nga ana ekonomike. Nuk marr asgjë! As ndihmë ekonomike, as asistencë. Bashkia nuk na jep bonus qiraje".

E kontaktuar nga Report Tv, Zyra për mediat në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës bën të ditur se “godina është në përgjegjësi administrimi nga dy institucione, ASHK dhe ADISA. Ka mbaruar faza e projektimit dhe jemi në fazën e dytë për rikonstruksionin, i cili do kryhet nga të dyja institucionet. Në fillim të vitit 2022 fillon rikonstruksioni i godinës”.

Gjithsesi, Kadastra ende nuk ka një datë për nisjen e punimeve dhe gjithashtu Bashkia e Vlorës nuk jep informacion për strehimin e këtyre familjeve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/12/2021 15:46

    Me vjen keq qe jane te varfer dhe te pastrehe por mbeturinat ti nxjerin te koshat e plehrave se 5 m me poshte jane , jo gjithmone e ka fajin shteti

    Përgjigju
  • beni: 30/12/2021 13:57

    eshte lene qellimisht, do mbije ndonje kulle edhe aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë