Harrohet ndezur neoni për 77 vjet,
fatura 17 mijë dollarë

Harrohet ndezur neoni për 77 vjet, <br />fatura 17 mijë dollarë

Një neon i harruar ndezur ka ndriçuar që prej vitit 1935 nje bar kafe në qëndër të Los Los Angeles. Drita ishte gati e padukshme dhe nuk është vënë re nga askush ndonëse ndërtesa i është nënshtruar rikontruksioneve të vazhdueshme. Syri i vemendshëm dhe kureshtar i Andreë Meieran, që rikontruktoi Clifton’s Cafe, pikasi neonin i cili edhe pasi fikeshin të gjitha dritat e lokalit ai ndriçonte një cep të murit. “ Qëndronte i ndezur që prej 77 vitesh, nuk mund ta besoja” i ka treguar Andreë Meieran një televizoni lokal (tv KTLA). Neoni ishte instaluar në tualetet e grave nga pronari i parë i lokalit, Clifford Clinton, në vitin 1935. Në vitin 1949 u zbulua ekzistenca e neonit por u harrua i ndezur për vite të tëra. Ai i ka shpëtuar aktivitetit disa vjecar të lokalit, rikonstruksioneve të vazhdueshme dhe tërmeteve të njëpasnjëshme në një prej zonave më sizmike të qytetit pa u fikur asnjëherë.“ Fatura duhet të ketë kushtuar 17 mijë dollarë ose rreth 13.700 euro” ka saktësuar Meieran. Fakti që neoni ka qëndruar i ndezur në Clifton’s Cafe për 77 vjet me rradhë ka hedhur poshtë edhe  hipotezat e deritanishme se afati maximal i rezistencës së një neoni është 40 vjet.”Mund të jetë neoni më antik funksional i botës”, ka  shpjeguar për Los Angeles Times, Kim Koga, drejtoreshë në “Museum  Neon Art” të qytetit.


(o/b.shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja