Harrojeni plazhin, sot ka vetëm zgjedhje! Specialistja e IGJEUM në Report Tv: Reshje shiu në të gjithë vendin

Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM, në një intervistë për Report Tv ka thënë se e sotmja do të jetë një ditë me reshje në të gjithë vendin. Kështu që këtë të diel zgjedhjesh do të jetë thuajse e pamundur shkuarja në plazh.

“Plazh sot nuk ka shanse. Presim reshje në të gjithë ditën, madje në disa zona do të ketë edhe reshje intensive, sidomos në qarqet e veriut.  Në Tiranë reshjet janë jo problematike por që do të jenë të herëpashershme.  Pjesë më e qëndrueshme ndoshta është jugu i vendit, por edhe aty do të ketë reshje”, tha Gjoni, e cila nënvizoi se temperaturat janë normale për kohën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:15
Reshje shiu me intensitet në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore, të pasura nga reshje shiu me intensitet mesatare në të gjithë vendin.

Temperaturat minimale do të luhaten 11-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 17 -18°C në veri, 22 -23C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4- 5 ballë në det të hapur.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojën rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojën rregullat