Drejtori i FIFA-s për qëndrueshmëri dhe diversitet Federico Addiechi u ka bërë thirrje kanaleve televizive që të shfaqin sa më pak sekuenca të grave të bukura në shkallët e stadiumeve.
Addiechi shprehet se organi qeverisës i futbollit botëror dëshiron që për femrat të krijohet një imazh më i respektueshëm si tifoze dhe jo si “mjet” atraksioni.
Rrjeti FARE (Rrjeti kundër Racizmit në Evropë) që bashkëpunon me FIFA-n dhe monitoron sjelljen e tifozëve në evenimente të tilla shprehet se janë dokumentuar më shumë se 30 raste të ngacmimeve seksuale të grave tifoze.
Përveç seksizmit, racizmi u quajt çështja më problematikee këtij por asnjë rast i rëndë diskriminues nuk është raportuar deri më tani.