Mathues Saroli është djali i tranjerit të Chapeconese, Luiz Carlos Saroli, pjesë e një ndër 76 viktimave të aksidentit tragjik të Kolumbisë.
Ai ishte së bashku me stafin dhe lojtarët e ekipit deri në momentin e fundit të qëndrimit në aeroport por nuk u lejua të hipë në avion për shkak se nuk kishte marrë me vete pasaportën.
Mediat Braziliane bëjnë me dije se ai e kishte harruar pasaportën në shtëpi gjë e cila rezultoi fatsjellëse për 25-vjeçarin i cili shmangu një vdekje pothuajse të sigurt. Por humbja e babit të tij ka sjellur padyshim dhimbje në rrethin e tyre familjar.
Mathues në një shkrim në faqen e tij të Facebook, ka shprehuar falenderimet e tij për mesazhet ngushëlluese të marra dhe se kërkon disa disa ditë privatësi për të dhe familjen për të kaluar këtë përiudhë të vështirë.
Si për ironi të fatit, futbollistët u detyruan të ndryshonin avion, pasi autoritet braziliane i ndaluan të udhëtonin me çarterin, që kishin prenotuar në fillim, për arsye sigurie.
Me të njëjtin avion, që u rrëzua në Kolumbi, kishte udhëtuar kombëtarja e Argjentinës për në eliminatoren e fillim muajit kundër Brazilit dhe gjithashtu është prenotuar disa herë edhe nga kombëtarja e Kolumbisë.

(Postimi i djalit të trainerit në profilin e tij)
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com