TIRANË- Shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor janë vënë në ‘shënjestër’ të policisë rrugore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia gjatë 48 orëve janë ndëshkuar 1.200 shoferë të cilët kanë qenë duke i dhënë makinës me celular në dorë.

Ndërkohë, 120 shoferë të tjerë janë gjobitur për shpejtësi tej normave të lejuara.