Harta gjinore,bashkitë ku rezultatin
e vendosin femrat në 25 qersho

Harta gjinore,bashkitë ku rezultatin<br />e vendosin femrat në 25 qersho
Shpërndarja gjinore e pjesëmarrjes në votime zakonisht kalon pa u vënë re, por në këto zgjedhje, sidomos në ato të vitit 2015, kryeministri Rama ju drejtohej në çdo takim elektoral femrave dhe prej tyre kërkonte votën. Pse kjo zgjedhje dhe vëmendje e veçantë për zonjat dhe vajzat?
 
Shiptarja.com ka bërë një hulumtim të pjesëmarrjes gjinore sipas bashkive të vendit, sipas të dhënave të vitit 2015, në zgjedhjet lokale, referuar databases të portalit tedhenat.al.
Ajo që vihet re, është kjo shpërndarje gjinore e pjesëmarrjes në votime:
 
Mbizotërojnë votueset femra
Has 65.8 % pjesëmarrja e femrave, ose 8 % më e lartë se e meshkujve
Klos 62.8 % pjesëmarrja e femrave, ose 3 % më e lartë se e meshkujve
Dibër 52.7 % pjesëmarrja e femrave, ose 3 % më e lartë se e meshkujve
Librazhd 52.7 % pjesëmarrja e femrave, ose 2 % më e lartë se e meshkujve
Belsh 46.3 % pjesëmarrja e femrave, ose 1 % më e lartë se e meshkujve
Përrenjas 44.5 % pjesëmarrja e femrave, ose 2 % më e lartë se e meshkujve
Cërrik 31.9 % pjesëmarrja e femrave, ose 1 % më e lartë se e meshkujve
 
Pjesëmarrje e balancuar mes femrave dhe meshkujve
Bashkia Kamës, femrat dhe meshkujt thuajse pjesëmarrje të barabartë me rreth 41 %
Bashkia Divjakë rreth 52 % secila gjini
Bashkia Mat 57 % secila gjini
Malësia e Madhe e barabartë pjesëmarrja me 16 %
 
Mbizotërojnë votuesit meshkuj
Konispoli 12 % më shumë meshkuj
Elbasani 11 % më shumë meshkuj
Skrapari 11 % më shumë meshkuj
Delvina 10 % më shumë meshkuj
Krujë 9 % më shumë meshkuj
Vorë 9 % më shumë meshkuj
Fushë-Arrëz 9 % më shumë meshkuj

%u200BHarta gjinore

Harta gjinore

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm