Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shkaktoi jo pak frikë e panik në botë teksa njoftoi se do të vë në gatishmëri të lartë forcat bërthamore.
Pushtimi rus i Ukrainës vijon të jetë i mbështetur tërësisht në armët konvencionale, tanke, bombardues që fluturojnë lart, anije që zbarkojnë në qytetin port të Odesa, por deklarata e Putinit ishte një kujtesë e fortë se armët bërthamore nuk janë vetëm gjigantët e një epoke të shkuar, por mbeten një pjesë kyçe e rendit të sigurisë që doli pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Llogaritet se Rusia ka rreth 6000 armë bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5500. Arsenali bërthamor është mjaft i madh për të vrarë miliarda njerëz, por edhe për të shërbyer si një parandalues kundër sulmeve.
Është vlerësuar se sot në botë ka rreth 13,080 armë bërthamore. Ndërsa kjo është shumë më pak se sa kishin SHBA-të apo Rusia gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, vihet re se ka më shumë vende me armë bërthamore sesa kishte 30-40 vjet më parë.
Cilat vende kanë armë bërthamore?
Rusi - 6,255 (1,458 aktive, 3039 në dispozicion, 1,760 në pension)
Shtetet e Bashkuara - 5,550 (1,389 aktive, 2,361 në dispozicion, 1,800 në pension)
Kina - 350 në dispozicion (arsenali bërthamor që zgjeron në mënyrë aktive)
Francë - 290 në dispozicion
Mbretëria e Bashkuar - 225 në dispozicion
Pakistan - 165 në dispozicion
Indi - 156 në dispozicion
Izrael - 90 në dispozicion
Koreja e Veriut - 40-50 në dispozicion (vlerësuar)
Harta e vendeve me armë bërthamore
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.3%
-
Mjaftueshëm
29.4%
-
S'kam mendim
7.3%
Vota total: 1349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë
8 Janar, 15:53
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
SHBA, nisin homazhet për ish-presidentin Jimmy Carter
8 Janar, 14:50
-
VIDEO/ 40-vjeçari LeBron James mrekullon NBA, veprimi 'fluturues' mbi parket zbeh moshën mbi shpinë
8 Janar, 14:36
-
Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit
8 Janar, 14:22
-
Donald Trump kërcënoi se do e pushtojë me forcë 'Kanalin panamez', revoltohet ministri i Jashtëm: E kemi fituar me luftë
8 Janar, 12:51
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram
8 Janar, 08:13
-
SHBA/ Zjarre masive në Los Anxhelos, digjet oazi i Hollywood! Kaos dhe frikë në zonën e të famshmëve (VIDEO)
8 Janar, 07:22
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
Jo nukleare. B ë r th a m o r e
PërgjigjuPjerdh Ilir Meta ai ka lingote ari me te forte arme se ato nukleare apo berthamore!