Hartohet rregullorja e re/ Rritet shuma e dëmshpërblimit për të aksidentuarit! 8 risitë, ja si përllogaritet vlera e dëmit

Hartohet rregullorja e re/ Rritet shuma e dëmshpërblimit për të aksidentuarit! 8 risitë, ja si përllogaritet vlera e dëmit

Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar një rregullore të re që ka të bëjë mënyrën e përllogaritjes së dëmshpërblimit për të aksidentuarit. Nga sa mëson Report Tv kjo rregullore nuk është miratuar ende, por është nxjerrë për konsultim publik, ku përfshihen disa risi. Thelbi i kësaj rregullore të re është se do të rritet vlera e dëmshpërblimit për të aksidentuarit, ku përfshihen 8 risi.

"Ka ndryshuar kategorizimi i personave të dëmtuar, për efekt të llogaritjes së koeficientit të moshës së daljes në pension, duke rritur vlerën e dëmit pasuror; Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin pasuror ndaj të miturit; Është rritur masa e mbulimit të shpenzimeve funerale; Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin jopasuror në rastet e paaftësisë së përhershme, i cili përfshin dëmin biologjik, moral dhe ekzistencial;  Është përmirësuar dhe zgjeruar metodologjia e përllogaritjes së dëmit jopasuror ku përfshihet dëmi biologjik, i ndarë sipas grupmoshave dhe shkallës së paaftësisë. Gjithashtu edhe dëmi moral dhe ekzistencial përllogaritet në funksion të shkallës së paaftësisë për punë; Llogaritja e dëmit jopasuror është parashikuar e ndarë për çdo figurë dëmi si dhe e drejta për ta përfituar është individuale dhe nuk varet nga kërkesat e të dëmtuarve/përfituesve të tjerë për dëme nga kjo ngjarje. Në këtë mënyrë  rregullorja synon t’i individualizojë përfitimet për secilin të dëmtuar dhe familjarët e tij. Janë saktësuar afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, si edhe është qartësuar procedura për kërkesën e shoqërisë së sigurimit për plotësim dokumentacioni; Është parashikuar procedura për rastet e dëmeve që trajtohen me Raportin Evropian të Aksidenteve", thuhet në njoftim.

Në këtë regullore është përcaktuar edhe mënyra se si do të përllogaritet dëmi.

"Bazuar në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, rregullorja përcakton mënyrën e përllogaritjes së dëmshpërblimit. Kështu, në rastin e dëmeve me pasojë humbje jete, dëmi pasuror përllogaritet si produkt i të ardhurave vjetore neto me koeficientin e shumës së kapitalizuar dhe moshës së daljes në pension, ndërsa në rastin e paaftësisë së përhershme përllogaritjes i shtohet dhe koeficienti i humbjes së aftësisë për punë", thuhet në rregullore.

Risitë kryesore të rregullores

  • Ka ndryshuar kategorizimi i personave të dëmtuar, për efekt të llogaritjes së koeficientit të moshës së daljes në pension, duke rritur vlerën e dëmit pasuror;
  • Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin pasuror ndaj të miturit;
  • Është rritur masa e mbulimit të shpenzimeve funerale;
  • Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin jopasuror në rastet e paaftësisë së përhershme, i cili përfshin dëmin biologjik, moral dhe ekzistencial; 
  • Është përmirësuar dhe zgjeruar metodologjia e përllogaritjes së dëmit jopasuror ku përfshihet dëmi biologjik, i ndarë sipas grupmoshave dhe shkallës së paaftësisë. Gjithashtu edhe dëmi moral dhe ekzistencial përllogaritet në funksion të shkallës së paaftësisë për punë;
  • Llogaritja e dëmit jopasuror është parashikuar e ndarë për çdo figurë dëmi si dhe e drejta për ta përfituar është individuale dhe nuk varet nga kërkesat e të dëmtuarve/përfituesve të tjerë për dëme nga kjo ngjarje. Në këtë mënyrë  rregullorja synon t’i individualizojë përfitimet për secilin të dëmtuar dhe familjarët e tij.
  • Janë saktësuar afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, si edhe është qartësuar procedura për kërkesën e shoqërisë së sigurimit për plotësim dokumentacioni;
  • Është parashikuar procedura për rastet e dëmeve që trajtohen me Raportin Evropian të Aksidenteve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja