SHBA-Zëvendës Admirali Robert Harward, të cilit i është ofruar nga presidenti Donald Trump, posti i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, nuk ka pranuar ofertën e presidentit.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, zëvendës Admirali 60-vjeçar, e ka refuzuar ofertën e Trump për shkak të familjes dhe angazhimeve financiare.
Posti i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, ka mbetur bosh pasi Michael Flynn, dha dorëheqjen ditën e hënë për shkak të bisedimeve mes tij dhe ambasadorit rus në SHBA, përpara se presidenti Trump të merrte detyrën.
Sipas BBC, një tjetër emër i cili mund të nominohet nga presidenti Trump është edhe David Petraeus, gjeneral i dalë në pension.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com