Harxhi denoncon: Zgjedhjet me probleme të mëdha! Me mijëra anëtarë s'kanë emrat në lista, ndërkohë që votojnë ata që nuk janë anëtarë dhe s'kanë kartë anëtarësie

Edith Harxhi, kandidate në garën për kreun e PD, ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme. Ajo tha se është shumë shqetësuese fakti që me mijëra anëtarë që kanë qenë aktiv në zgjedhjet e 25 prillit dhe themelues të PD nuk e kanë emrin në listë. Harxhi shtoi se në disa raste po votojnë persona që nuk janë as anëtar të PD dhe nuk kanë as kartë anëtarësie, ndërsa tha se në Kavajë edhe Mat po bëhet votim familjar.

"Një numër i konsiderueshëm anëtarësh që janë kontribues në parti, kanë qenë aktiv në zgjedhjet e fundit dhe themelues të PD nuk kanë votuar se nuk janë në lista. Ka të dhëna nga shumë qendra në vend që kanë probleme.  Një tjetër problem është edhe votimi i atyre që nuk kanë emrin në listë dhe nuk kanë kartë anëtarësie dhe po lejohen vetëm me karta identiteti. Ka pasur raste ku ka pasur votim familjar në Kavajë dhe Mat, kjo është e patolerueshme. Më shqetësuese për mua është mosvotimi i mijëra anëtarëve që nuk figurojnë në lista. Ky proces ka probleme të mëdha, por pavarësisht kësaj kërkoj që të gjithë anëtarët të dalin të votojnë masivisht", tha Harxhi.   

Harxhi foli edhe për rastin e fotografimit të votës ku tha se në fakt ajo po ndodh brenda kutive të votimit dhe se kjo është raportuar edhe nga vëzhguesit e saj në qendrat e votimit. Në lidhje me sqarimin e Jemin Gjanës se ato janë fletë votimi jashtë qendrave të votimit, Harxhi tha se kjo minon sërish zgjedhjet pasi fletët e votimit nuk mund të dalin jashtë qendrave të votimit. 

Është vënë re një proces i skanimit dhe fotografimit të fletës së votimit. Gjana tha se këto janë bërë jashtë qendrës së votimit, kjo implikon votimin pasi  nuk duhet të ketë fletë votimi jashtë daljes nga qendra, prandaj këto bëhen brenda kutisë së votimit.

Më herët ai që ka denoncuar parregullsitë ka qene edhe Agron Shehaj, i cili tha se zgjedhjet po komprometohen dhe se shumë vëzhgues të tij janë larguar. Edhe Shehja tha se në Durrës janë shtuar lista të reja votuesish, ndërsa në Devoll dhe Dibër po votohet familjarisht.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selvi gjoni: 13/06/2021 15:42

    Zoti Agron ,Zonja Harxhi Në w dinim që do ndodhnin këto pislliqe se të inkriminuarit do bëjn të.pamindurën të fitoj kryetari i tyre për të shpëtuar lëkurën Do t'ju lutesha shum bëni të.pamindurën të shpëtoni Shqipërin dhe shqiptarët nga këta antishqiptar nga koler dhe murtaj që nuk e lë të mari frym Me respekt për Ju dhe për Kombin Shqiptar Selvi Gjoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni