Has, Rama: Lala është kandidaturë
fituese, do rrisim fondet e bashkisë

Has, Rama: Lala është kandidaturë<br />fituese, do rrisim fondet e bashkisë
Bashkia e Hasit do vijojë të mbetet e majtë dhe fondet e qeverisë për këtë njësi vendore, tashmë më të zgjeruar nuk do të mungojnë.

Garancia për këtë është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili prezantoi Adem Lalën si kandidatin e mazhorancës për këtë bashki.

Rama teksa e cilësoi kandidature fituese, Adem Lalën, u ndal edhe tek gjendja ekonomike e vendit, ku shtoi se ringritja e ekonomisë kërkon kohën e duhur.

Kryeministri nuk kurseu akuzat karshi qeverisë së mëparshme, e cila sipas tij e la vendin të zhytyr në borxhe. 

Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga Ministri i Industrise dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, vizituan fabrikën e përpunimit të kromit në Kalimash, e cila falë investimeve të qeverisë ka rritur kapacitet e përpunimit. 

Miniera e kromit në Kalimash, sipas studimeve, ka rezerva industriale prej 1.23 milionë tonë krom, ndërsa ajo prej shumë vitesh është shfrytëzuar nga individë të ndryshëm në mënyrë të paligjshme.
Kjo qasje pritet të ndryshojë dhe garancia për këtë u dha nga kryeministri, Edi Rama.

Rama gjatë vizitës së tij në Kukës u ndal edhe tek magazinat e grumbullimit të bimëve medicianale, ku premtoi mbështetje për fermerët.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos