Një 25 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Hasit. Shtetasi me inicialet K.Ll, banues në fshatin Kishaj është vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhje dhe thyerje të xhamave të tre lokaleve në qytetin e Krumës.
Sipas policisë, personi me inicialet K.Ll ka thyer xhamat e tre lokaleve dhe ka marrë një sasi lekësh e pijesh.
Ndërkaq, policia ka sekuestruar sendet e vjedhura nga i riu dhe materialet për veprime të mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "vjedhje".