Me rinisjen e seancës së Kuvendit, Ruci kërkoi largimin e deputetit Hasa nga Kuvendi, por ai dhe grupi i PD nuk kanë pranuar duke sjellë sërish ndërprerjen e seancës për herë të katërt. “Zot Hasa, përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Zoti Hasa liro sallën, kryetari i grupit të nxjerrë jashtë deputetin. Në zbatim të vendimit të byrosë së Kuvendit, Hasa të lirojë sallën. Nuk mund të mbajë peng seancën një deputet, apo një grup parlamentar. Mesa duket nuk keni ardhur për të debatuar. Ndërpritet seanca sërish” u shpreh Ruçi.
Lajmi kryesor: