Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS

Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS

Igli Hasani, Ministri i Jashtëm

SHBA-Pas javës së mbledhjes së nivelit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka udhëtuar drejt Washingtonit, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, nën kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në këtë aktivitet, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken parashikohet të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të 87 vendeve anëtare të Koalicionit për të trajtuar çështje me rëndësi në kuadër të luftës ndaj ISIS.

Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global të luftës kundër ISIS, është një kontribut tjetër i rëndësishëm në orientimin, forcimin, bashkimin e përpjekjeve globale, dhe një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuar ndaj këtij shqetësimi, me të cilin përballen shoqëritë e vendet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë