Hashim Thaçi President, bën
'paqe' me vajzën e "armikut" /Foto

Hashim Thaçi President, bën<br />'paqe' me vajzën e "armikut" /Foto
Emërimi i Hashim Thaçit president u shoqërua me trazira në politikën kosovare. Por ajo për të cilën po flasin të gjithë tani është gjesti i presidentit të ri ndaj njërës prej deputeteve të reja të LDK-së, Teuta Rugovës.

Menjëherë pas emërimit, Thaçit i dhuroi një buqetë me lule deputetja më e vjetër e kuvendit, Flora Brovina, buqetë kjo që presidenti i ri ia dhuroi pak sekonda më pas vajzës së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës.

Duke patur parasysh marrëdhënien armiqësore të Hashim Thaçit me Ibrahim Rugovën, ky gjest padyshim mund të cilësohet si një përpjekje e Thaçit për t’u shfaqur ndryshe nga sa e kanë akuzuar, pra nuk do të përçajë por do të bashkojë dhe do të tregojë respekt ndaj kujtimin të të ndjerit Rugova. Deri këtu Thaçi është në rregull, bashkë me politikën e tij, por ajo që po bëhet objekt sulmesh është Teuta Rugova.

25-vjeçarja akuzohet se ka votuar për ‘armikun’ e babait të saj e sikur kjo të mos mjaftonte, pranoi lulet e dhuruara prej tij. Deputeti i Vetvendosjes, Fisnik Ismaili nëpërmjet një statusi në Facebook mes të tjerash iu drejtua Rugovës: “Çoji tek varri i babait ose futi në b…. ato lule”.

E reja ka zgjedhur të mos komentojë rreth këtyre sulmeve, qëndrim ky që ndonjëherë flet shumë, identifikues edhe për punën e presidentit Rugova.
hashim thaci
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rregullorja për policët italianë në qendrat e emigrantëve: Shmanguni grave dhe kujdes se si flisni, pasi shqiptarët dinë të gjithë italisht!

Rregullorja për policët italianë në qendrat e emigrantëve: Shmanguni grave dhe kujdes se si flisni, pasi shqiptarët dinë të gjithë italisht!