Hashim Thaçi, Putinit: Mos e përdor
Kosovën për të justifikuar Krimenë
Rusia duhet të ndalojë së përdoruri rastin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia për të justifikuar ndërhyrjen në Krime pasi këto të dyja nuk mund të krahasohen, thotë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Reuters.
PRISHTINE - Rusia duhet të ndalojë së përdoruri rastin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia për të arsyetuar inkursionin e saj në Krime për shkak se këto të dyja nuk mund të krahasohen, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Reuters.
Thaçi thotë se ngjarjet që çuan në pavarësinë e Kosovës më 2008 nuk kanë asnjë ndërlidhje me ngjarjet në Ukrainë.
“Në asnjë rrethanë rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë. Kosova është rast unik. Komuniteti ndërkombëtar intervenoi pas gjenocidit të Serbisë”, ka thënë Thaçi për Reurters.
“Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që të shkëputemi nga një vend dhe t’i bashkohemi një tjetri”.
“Ndryshimi i kufijve dhe aneksimit të territoreve nga një vend tjetër është qasje e gabuar dhe mund të ketë pasoja për të gjithë botën”, ka theksuar më tej ai.
Kujtojmë se në luftën e Kosovës janë të vrarë mbi 12 mijë persona, shumica prej tyre shqiptarë, ndërkaq u zhvendosën nga shtëpitë e tyre afër 1 milion tjerë.
Reuters shkruan se Thaçi sot shihet si fytyra pro-perëndimore e Kosovës, me përkrahjen e Uashingtonit dhe shumicës së shteteve anëtare të BE-së.
Lideri rus, Vladimir Putin ka kritikuar shtetet perëndimore për, siç e ka quajtur ai, “hipokrizi”, duke thënë se ata e kanë pranuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi nga Serbia, por tani ia mohojnë krimeasve të drejtën për t’u shkëputur nga Ukraina.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
25.8%
-
Njësoj
15%
-
Më keq
59.1%
Vota total: 4014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
'Shuhet' dashuria! Divorci i çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë
1 Gusht, 19:59
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis
1 Gusht, 19:34
-
Stresi/ Ndikimi i tij tek truri i njeriut! Mënyrat më të mira si ta mposhtni atë
1 Gusht, 19:22
-
Ish-Presidenti Trump ngjall reagime me komentet për identitetin e Nënpresidentes Harris
1 Gusht, 19:17
-
Greqi/ Familja shqiptare përfshihet në aksident automobilistik, humb jetën gruaja! Bashkëshorti dhe vajza në spital
1 Gusht, 18:45
-
Paris 2024/ Boksierja italiane dorëzohet pas 46 sekondash, përballë kishte një 'mashkull biologjik', reagon Meloni: E padrejtë
1 Gusht, 18:41
-
VIDEO/ Chelsea fiton 3-0 në miqësore, Armando Broja luan 27 minuta
1 Gusht, 18:32
-
Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit
1 Gusht, 18:21
-
Zbërthimi i rrjetit kriminal të vëllezërve Çopja, Europol: Goditet grupi famëkeq shqiptar! Gjatë ditës së aksionit 3 ekspertë u vendosën në Tiranë
1 Gusht, 18:19
-
Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj
1 Gusht, 18:00