PRISHTINË - Kryeministri aktual i Kosovës është shprehur përmes rrjetit social “Facebook” se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për partinë që i jepet mundësia e parë për krijimin e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
 
Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Thaçit duke i dhënë mundësinë që të mandatohet nga Atifete Jahjaga për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.
 
Sipas vendimit partia apo koalicioni me më shumë vota mandatohet e para për formimin e qeverisë duke përcaktuar qartë edhe mënyrën dhe afatet për formimin e koalicioneve.
 
Ndërsa partitë opozitare AAK-LDK-NISMA dhe VV kanë deklaruar se nuk do pranojnë ftesën e Thaçit, partia e të cilit e vetme nuk arrin do të formojë qeverinë e re.
 
Nëse kabineti që do të formojë Thaçi nuk do të arrijë të marrë votat e nevojshme, Jahjaga duhet të mandatojë për formimin e qeverisë së re kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

thaci


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)