Hashim Thaçi refuzon pjesëmarrjen në samitin e 'Mini-Shengenit': Nuk bëhemi pjesë e eksperimenteve rajonale

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e takimit të Minishengenit ballkanik që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Presidenti i Kosovës shkruan se "Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë".

Thaçi shkruan gjithashtu se "Rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë".

Postimi i Presidentit Thaçi në Facebook

"Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë.

Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë. HTH"

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 19/12/2019 09:45

    Nuk eshte Thaci aq I "lehte" sic jane disa patiak tane te subjketeve politike rreth Tij.Pritni ata se, memzi presin t'i therret dikush me shkua diku "ner burra", Ata jepin edhe cka s'kane, e cka s'bane,nenshkruajne edhe pa lexua cka nenshkruajne.Hyjne ku s'hyhet e nuk duhet hyje!Vetem pritini edhe pak.sa te merren vesh kush ku te ulet!

    Përgjigju
    • Capi: 20/12/2019 08:13

      Ne cilin planet jeton ti, o i nderuar? Thaqi, ishte ai se bashku me Ramen e Vuqiqin, te cilet kann konfirmuar ndarjen e Kosoves, Thaqi ishte ai, i cili si kryeminister konfirmoi demarkacionon me malin e zi, te cilin (demarkacion gjegj. falje 8800 Hektar) kishte perpiluar bashkatdhetari i tij (i Thaqit) nga Drenica i ashtuquajturi nga Ramush Haradinaj citim: " Pederi MEHA", nje tjeter "Patriot" nga Drenica!!! Epidemia e HARRESES ka perhapje masive ne trojet Shqipetare!!! Sherim te shpejt!!!

  • Sali Bollati: 18/12/2019 17:59

    Depozitat nuk jane per zbukurim, por jane per UJIN e DOMOSDOSHEM. Pse harxhohen te hollat e taksepaguesave per qefe hajdutesh dhe nuk behet nje here e mire FURNIZIMI ME UJE t e pijshem per banesat e qytetareve??!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda