Kryeministri Edi Rama foli dhe për ish-presidentin Hashim Thaçi i cili sipas tij është “një shqiponjë që pengon shumë koka politike edhe në kafazin e Hagës”.
Në seancën në Kuvend të dedikuar çështjes së Kosovës, Rama ritheksoi se rruga e vetme për të normalizuar situatën mes Kosovës e Serbisë është dialogu dhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.
"Hashim Thaçi natyrisht është një shqiponjë që edhe në kafazin e Hagës i pengon jo pak koka politike apo të politizuara shqiptarësh të mendojnë të lirë se si duhet ta fitojnë luftën diplomatike me Serbinë që u mund me armë dhe zgjuarsi diplomatike prej thuajse çerek shekulli nga Hashim Thaçi me shokë. Që ngritën botën në këmbë me ato pushkët e tyre, shumëkush andej e disa këtej janë gati të djegin për pleshtin e urrejtjes së tyre jo thjesht jorganin e sigurisë së Kosovës bashkë me jorganin e sigurisë së Shqipërisë, por të djegin dhe procesin e formësimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. I cili kalon vetëm e vetëm përmes shtegut të vështirë të dialogut, normalizimit dhe paqes përfundimtare me Serbinë krah për krah me aleatët tanë, SHBA dhe BE. Asnjë shteg tjetër!
Për t’ja dalë këtij kryeqëllimi ekzistencial. Me këto plotëformimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nuk arrihet kurrë, përkundrazi shtyhet pafundësisht! Po të paktën është mirë që teoricienët dhe praktikantët e patriotizmit elektoral ta dëgjojnë këtu sot se për mua nuk ka nder më të madh se të jem i bashkëakuzuar me Hashim Thaçin si tradhtar në raport me Kosovën dhe nuk ka provë më të madhe se kjo për dritëshkurtësinë dhe papërgjegjshmërinë historike të përpiluesve të saj. Ata kujtojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke zhgarravitur flamurin e UÇK-së, se lufta fitohet duke u izoluar nga aleatët e mëdhenj të Kosovës pa të cilët nuk do ta kishte fituar kurrë luftën e nuk do ishte njohur kurrë si shtet e fatkeqësisht kujtojnë se lufta diplomatike ndaj Kosovës fitohet duke nxitur armiqësi ndaj qeverisë së Shqipërisë e pastaj ndaj meje personalisht”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kuvendi rezolutë të përbashkët për Kosovën, Rama akuzon Kurtin: Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Aksioni në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
21 Nëntor, 09:32
-
Përplasje te ‘Mandatet’/ Opozita kërkon heqjen e mandatit, Vullnet Sinaj: Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjedhësh gjithë jetën! Bardhi: Ke futur duart në buxhet
20 Nëntor, 12:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
Buxheti 2025, Rama tregon si do ndahen 8.2 miliardë euro, trefishuam GDP e vendit! Bardhi: Dëshmi e korrupsionit, i shërben oligarkëve
18 Nëntor, 16:53
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Skandali me shit-blerjen e energjisë elektrike, Bardhi: Shqipëria e paguan me 11,1 euro, Kosova me 7,4 euro! Abuzime kriminale, Balluku përgjegjëse, SPAK të hetojë
15 Nëntor, 17:40
-
‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin
15 Nëntor, 12:45