Hassan Rouhani: Jo bisedime dypalëshe me Shtetet e Bashkuara por vetëm në formatin 5 + 1

Hassan Rouhani: Jo bisedime dypalëshe me Shtetet e Bashkuara por vetëm në formatin 5 + 1

Presidenti iranian Hassan Rouhani përsëriti ‘jo bisedime dypalëshe" me Shtetet e Bashkuara në lidhje me pasurimin e uraniumit, nga ana e vendit të tij, tej limiteve të përcaktuara nga marrëveshja për armët bërthamore e vititi 2015.

"Asnjëherë nuk ka marrë një vendim për bisedime bilaterale me SHBA, ka pasur shumë oferta por përgjigja jonë mbetet dhe gjithmonë do të jetë negative", tha ai gjatë një seance të Parlamentit Iranian, të transmetuar drejtpërdrejt në radion shtetërore.

"Në parim, ne nuk duam negociata bilaterale me Shtetet e Bashkuara," tha presidenti Iranian.

Gjatë samitit të G7, Presidenti francez Emmanuel Macron kishte bërë thirrje për një takim mes Hassan Rouhani dhe Donald Trump.

Sidoqoftë, Rouhani tha që bisedimet me Washingtonin mund të zhvillohen në formatin "5 + 1", pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Kina, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia) plus Gjermania, ose gjashtë vendet që kishin negociuar këtë marrëveshje.

Presidenti iranian theksoi, "nëse Amerika revokon të gjitha sanksionet, ajo do të jetë në gjendje të bashkohet me bisedime shumëpalëshe midis Teheranit dhe palëve në marrëveshjen e 2015" për energjinë bërthamore.

Irani, vazhdoi Rouhani, është akoma i gatshëm të zvogëlojë më tej angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes për vitin 2015, "në ditët në vijim".

Teherani do të vazhdojë me fazën tjetër të shkëputjes nga marrëveshja historike - nga e cila SHBA tashmë është tërhequr në mënyrë të njëanshme - nëse negociatat aktuale me europianët nuk japin rezultate "deri të enjten".

"Nëse Evropa përmbush një pjesë të rëndësishme të angazhimeve të saj, ne mund të rishqyrtojmë zvogëlimin e angazhimeve tona, ose sigurisht që do të ndërmarrim hapin e tretë," shpjegoi Rouhani.

"Sigurisht - shtoi presidenti - hapat e ardhshëm që do të hedhim, do ta bëjnë çështjen më të vështirë dhe të komplikuar, por nuk do të duhet shumë kohë për t'u rikthyer në pikën fillestare".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren