Përbërësit:
- 250 gr sheqer
- 200 gr niseshte
- 500 ml ujë
- 100 gr gjalpë ose vaj
- Arra ose rrush të thatë sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim sheqerin në një tigan. Në një tas me ujë tresim niseshten. Ndërkohë punojmë sheqerin me lugë që të krijohet si mjaltë. Më pas shtojmë ujin dhe gjalpin dhe sapo masa të kalojë në vlim shtojmë niseshten e tretur. E punojmë derisa të trashet. Sipas dëshirës mund t'i hedhim pak arra ose rrush të thatë. E hapim lugë-lugë ose e vendosim në tavë.
Komente











