Hatch-Metës: Donald Trump do
i kushtojë vëmendje Shqipërisë
Gjatë qëndrimit të tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit nga Presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch.
Gjatë qëndrimit të tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit nga Presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch.
Senatori Orrin Hatch i uroi mirëseardhjen në Washington Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë inauguruese të Presidentit 45-të të SHBA, Donald Trump.
Duke diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Senatori Hatch theksoi se Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj.
“Kemi kënaqësinë që merrni pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump. Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në këtë kuadër duhet të rrisim bashkëpunimin në disa fusha si siguria dhe tregtia dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e mbështet partneritetin në rritje mes dy vendeve” - theksoi Presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch.
Kryetari i Kuvendit Meta, gjatë takimit, vuri në dukje se betimi i Presidentit Trump është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe më gjerë.
“Inaugurimi i Presidentit Trump është me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe në aspektin global. Besoj në një bashkëpunim në rritje për të ardhmen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”- u shpreh Meta.
Gjatë bashkëbisedimit, Meta vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit duke theksuar se:
“Angazhimi i SHBA është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e rajonit”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2950
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24