HAVANË, 20 shkurt /ATSH-AFP/ - Kompania amerikane e telekomunikacioneve "IDT Domestic Telecom" dhe monopoli shtetëror kubanez "Etecsa" arritën një marrëveshje për lidhjen e drejtëpërdrejtë telefonike mes dy vendeve, njoftoi sot ndërmarrja kubaneze.
"'Etecsa' dhe kompania amerikane "IDT Domestic Telecom" përfunduan bisedimet e tyre që parashikonin nënshkrimin e një marrëveshjeje shërbimi për vendosjen e telekomunikacioneve ndërkombëtare që do të mundësojnë një lidhje direkte mes SHBA-së dhe Kubës", theksoi në një komunikatë "Etecsa" publikuar nga media zyrtare kubaneze.
SHBA-ja dhe Kuba duke mos qenë të lidhura drejtpërdrejt nga linjat telefonike, telefonatat mes dy vendeve operoheshin mes vendeve të tjera, duke i bërë më të kushtueshme telefonatat. Në Kuba, një telefonatë me SHBA-në kushtonte 2,7 dollarë minuti.
Kjo marrëveshje do të mundësojë përmirësimin e volumit dhe cilësisë së thirrjeve mes dy vendeve", njoftoi "Etecsa" duke shtuar se marrëveshja duhet të marrë miratimin e autoriteteve amerikane para se të hyjë në fuqi./
/ec/