Havari: Personi që Hisku akuzon
mik me figurat kryesore të politikës

Havari: Personi që Hisku akuzon<br />mik me figurat kryesore të politikës
Rrëfimi i këngëtares së njohur Alida Hisku në gazetën “Shqiptarja.com” se ajo është përdhunuar në kohën e komunizmit, kur ka qenë në burg nga prokurorë dhe sigurimsa, ka shkaktuar debate të shumta. Hisku nuk i ka përmendur emrat konkretë kur lëshoi këto akuza, por Mit’hat Havari, ish-drejtues i lartë i policisë, thotë se përdhunuesi i saj është “një person, mik me politikanët kryesorë në vend, sidomos nga e majta”. Por edhe Havari nuk përmend emra, ndërsa për deklaratat e hapura të këngëtares ka rezerva.

“Alida Hisku, një ish këngëtare me emër në kohën e diktaturës, arrestuar më pas prej strukturave famëkeqe të Sigurimit të Shtetit dhe përdhunuar seksualisht nga ato egërsira në birucat e errëta të asaj kohe, ka botuar një libër tronditës për opinionin Gjerman. Tani po i bën dhe këtu publicistikë. Se kuptoj këtë zonjën e nderuar, përse bën propagandë rreth kësaj drame? Kujt i ankohet, zyrtarëve të sotëm të shtetit ? Po ja them unë se personi që ajo akuzon, e kanë mik figura kryesore të politikës, të paktën të majtët. Përse nuk shkon Hisku në Prokurori të Përgjithshme të bëjë kallzim penal ndaj atyre kriminelëve që i kanë vënë thesin në kokë e pastaj kanë shuar epshet e tyre shtazarake? Këto veprime të shëmtuara anti- njerëzore nuk i bënin as SS e Gestapos Gjermane”, thotë Havari.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!