Hawsong-15/ Ja “lodra” fatale e
Kim që mund të nisë Luftën Botërore

Hawsong-15/ Ja “lodra” fatale e<br />Kim që mund të nisë Luftën Botërore<br>
Testi më i fundit raketor i Koresë së Veriut shfaqi një sur përparimesh në teknologji nga shteti i izoluar ushtarak, bënë të ditur eskpertët.

Bazuar te fotografitë e publikuara nga Koreja e Veriut, analistët kanë përcaktuar se raketa balistike ndërkombëtare Hawsong-15 (ICBM) e lëshuar dje, është më e gjatë, më e gjerë, dhe në gjendje të mbajë një kokë më të madhe bërthamore.

Ajo konsiderohet si një përmirësim i madh i raketës Hwasong-14, e cila u lëshua fillimisht në korrik dhe arriti një lartësi prej mbi 2500 kilometrash, ndërkohë që shfaqi një rreze të mundshme mbulimi prej rreth 6.500 kilimetrash.

Duke folur për raketën e re, David Schmerler, një shkencëtar i qendrës James Martin për studimet mbi armët bërthamore, tha: “Ata donin që të godisnin në çdo cep të SHBA-ve dhe donin diçka të madhe për ta bërë këtë. Në pamje sipërfaqësore duket se kjo raketë e arrin një gjë të tillë” – tha ai.

Përmasa e madhe e raketës duket fare qartë në këto foto, të cilata analistët thonë se mund të garantojë një sistem shtytës më të fuqishëm.

'Kjo është një raketë tepër e madhe,' tha Michael Duitsman, një studiues tjetër i qendrës së sipërpërmendur. “Dhe nuk e kam fjalën se është e madhe vetëm për Korenë e Veriut. Janë të pakta ato vende që mund të prodhojnë raketa të këtyre përmasave, dhe Koreja e Veriut sapo iu bashkua klubit”.

Një zyrtar i inteligjencës amerikane i tha Reuters se testi i Hëasong-15 duket se shfaq një sistem më të fuqishëm të motorit shtytës me naftë të Koresë së Veriut, sidomos në pjesën e dytë të raketës.

[gallery]24976[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg