MEKE-Në Mekën e Arabisë Saudite, që prej ditës së djeshme ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve myslimanë. Sipas të dhënave të para Haxhi, këtë viti pritet të sjellë në Mekë të paktën 3 milionë myslimanë nga e gjithë bota, ose 500 mijë më shumë se vitin e kaluar.
Disa pelegrinë udhëtuan drejt vendit të shentë që prej të martës mbrëma për të mbërritur tek Kaaba, një ndërtesë në formë kuboidi, e vendosur në vendin më të shenjtë të botës islamike. Rituali e do që besimtarët të lëvizin disa herë rreth tij në drejtimin e akrepave te orës.
Mes 5 shtyllave të Islamit, besimtarëve myslimanë të paktën një herë në jetë u kërkohet që të vizitojnë Mekën dhe të marrin pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm.
Arabia Saudite po mendon për ndërtimin e një metroje me katër linja për qytetin e Mekës. Për këtë arsye në muajin janar do të kërkojë oferta nga kontraktorët për nisjen e punimeve.
Kryetari i Mekës, Osama AlBar tha dje se sistemi i metrosë në vlerë prej 16.53 miliardë dollarësh do të mbulojë 182 kilometra dhe pritet të kompletohet brenda 10 vjetësh, transmeton REL.
Transporti është bërë problem i dukshëm në Mekë për shkak të mbingarkesës. Këtë javë, Meka parashikohet të presë rreth 3 milionë pelegrinë, për pelegrinazhin vjetor të Haxhit, ndërsa popullësia e këtij vendi pritet që të rritet edhe për tre milionë në 20 vjetët e ardhshme.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com