Haxhia: Berisha është tërbuar 
të sqarojë lidhjet me mafien italiane

Haxhia: Berisha është tërbuar <br />të sqarojë lidhjet me mafien italiane
Pas thirrjes së Berishës që populli të armatoset, ka reaguar edhe Izet Haxhia. Ai i bën disa pyetje Berishës.
 
Haxhia kërkon që Berisha të sqarojë lidhjet e tij me një doktor italian, i cili sipas Haxhias është i lidhur me mafian italiane dhe shërbimet sekrete serbe.
 
“Përse është tërbuar marshalli deri në atë derexhe sa të bëjë thirrje për armatosjen e popullit dhe fillimin e luftës vëllavrasëse?
 
Ku dhe në çfarë vendi e njohu dhe u miqësua me doktorin italian?
 
Kush ishte “nuni” i kësaj miqësie aq të fortë sa këtij doktori që ai e ka mbajtur të fshehtë miqësinë me të, ti besonte jetën e fëmijëve të tij në ditët më të vështira të jetës së tij në mars '97.
 
Çfarë lidhjes të fuqishme ka ky doktor italian me mafian italiane?
 
Çfarë e lidh këtë doktor italian me shërbimin sekret serb?
 
Çfarë lidhjes ka ky doktor italian me firmën turke Enka dhe pronarin e saj Sarik Tara?
 
Sa para ka investuar ky doktor mik i ngushtë i marshallit në këtë firmë dhe sa janë lekët e marshallit në këtë investim?
 
Përse pikërisht firma Enka e cila investimet kryesore i ka në Rusi dhe në vendet sllave u zgjodh për të bërë një pjesë të madhe të Rrugës së Kombit, investim ku u krye vjedhja më e madhe e lekëve të shqiptarëve të varfër, me anë të kryetarit të deleguar të SHQUP-it.
 
Ta pyesin një herë qytetarin dixhital për këto që citova sa më sipër, para se të bëjë thirrje për rrëmbimin e armëve…”, shkruan Haxhia.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës