Haxhia: Me urdhër të Berishës
zbatova puçin e shtatorit '98

Haxhia: Me urdhër të Berishës<br />zbatova puçin e shtatorit '98
Izet Haxhia, një nga njerëzit më të afërt të Sali Berishës, gjatë pushtetit të tij të parë, deklaron se Berisha nuk i hapi depot e armëve në ’97, me qëllim që populli të mbrohej nga bandat, por i hapi për të armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ish-truproja i Sali Berishës thotë për Shqiptarja.com se Berisha, deri më sot, ka dhënë tre versione për hapjen e despoteve, të cilat sipas tij asnjëri nuk përkon me të vërtetën.

Haxhia pohon se Berisha, i frikësuar nga rebelimi i Jugut, urdhëroi hapjen e despoteve, për të armatosur Veriun dhe militantët e PD. Haxhia shton se synimi i Sali Berishës ishte të fuste në konflikt të armatosur Veriun me Jugun e Shqipërisë. “Marshalli deri më sot ka dhënë deklarata, të cilat asnjëra nuk përputhet me tjetrën, jo vetëm për ngjarjet e ‘97 e 14 Shtatorin, por për çdo ngjarje ku ai është i përzier si iniciator dhe organizator. Një herë pati thënë që depot e armëve i hapën rebelët e kuq, herën tjetër që erdhën nga deti ata që i hapën depot dhe tani, në fund, që ai paska lejuar hapjen e tyre për të armatosur popullin, që të mbrojë veten nga bandat e kuqe.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament