TIRANE, 28 Qershor/ATSH/-Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar sot punimet në Impiantin e Trajtimit të Ujrave të Zeza në Orikum.
"Kjo është një vepër shumë e rëndësishme, jo vetëm për zonën e Orikumit por për gjithë pjesën e bregut, siç është projekti i furnizimit me ujë, i kanalizimeve të ujrave të zeza dhe trajtimit të tyre. Ky projekt është bashkë financim i Bankën Islamike për Zhvillim dhe Qeverisë Shqiptare në vlerën prej rreth 16 milion USD", tha Ministri Haxhinasto gjatë inspektimit.
?shtë një projekt shumë i rëndësishëm, me një impakt në zonë për shërbimet që i ofrohen zonës së Orikumit dhe fshatrave përreth si Dukatit, Tragjasit dhe Radhimës. Gjithashtu projekti ka një impakt të jashtëzakonshëm për shërbimet ndaj industrisë turistike duke qënë se jemi në një nga zonat me potencialin më të lartë turistik që ka vendi, shtoi Ministri.
Në fakt realizimi i këtyre veprave tashmë përbën një prioritet të shpallur të qeverisë në gjithë zonën bregdetare. Aktualisht ndërsa flasim janë duke u realizuar projekte me vlerë mbi 150 milion Euro dhe kështu do të vazhdoj me këtë ritëm e intensitet me qëllim që të realizojmë objektivat tona për një shërbim sa më cilësor në furnizimin me ujë por edhe në trajtimin e ujrave të zeza fillimisht në zonën perëndimore turistike duke u shtrire më pas në gjithë pjesën tjetër të vendit, tha Haxhinasto./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com