TIRANË - Dialogu potitik i arritur mes mazhorancës dhe opozitës është një hap pozitiv drejt integrimit të vendit në BE”. Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga Zv.kryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, në promovimin e librit “Shteti kandidat i BE”. Haxhinasto theksoi se integrimi i Shqipërisë në strukturat europiane është një prioritet për qeverinë shqiptare.
“Shqipëria e konsideron si prioritet integrimin dhe zhvillimet e fundit janë një hap në drejtimin e duhur. BE e ka bërë të qartë që bashkëpunimi institucional, janë rruga e vetme që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat”, tha ai. Kryediplomati shqiptar ka pohuar se libri ka një mesazh të qartë, ku integrimi varet me performacën e çdo shteti.
“Libri i shërben të gjithë politikanëve, studjuesve dhe punonjësve të shërbimeve publike. Fakti që zonja vjen nga Presheva është një mesazh dhe një metaforë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për të ardhmen e tyre duke e parë integrimin europian si rrugën e vetme, si një Europë që lëvizet lirshëm, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve” ka shtuar Haxhinasto.
(aq/shqiptarja.com)