Haxhinasto: Diplomacia shqiptare
ka arritur objektivat e saj

Haxhinasto: Diplomacia shqiptare <br />ka arritur objektivat e saj
Ministria e Punëve të Jashtme zhvilloi sot analizën vjetore të punës, duke evidentuar arritjet e diplomacisë gjatë vitit 2011 si dhe sfidat dhe objektivat për vitin 2012. Në fjalën e tij para diplomatëve të kësaj Ministrie, zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto bëri një përmbledhje të punës së diplomacisë për vitin e shkuar, duke vlerësuar se ky dikaster i ka realizuar me rigorozitet objektivat e politikes së jashtme që konsistojnë në: avancimin e procesit të integrimit europian; rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe me gjithë vendet e botës; vijimësinë e kontributeve konstruktive në rajon dhe në organizatat ku marrim pjesë, dhe avancimin e procesit të njohjeve dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës.

Për vitin 2011, Shqipëria ka arritur të fitojë një rol të ri në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që faktori shqiptar ka një rol në rritje në rajonin e Ballkanit. Për vitin 2012 ministri Haxhinasto tha se ngjarjet më të rëndësishme janë kryesimi i KiE nga Shqipëria (periudha maj-nëntor 2012), kur do të jetë hera e parë që vendi ynë do të drejtojë një organizatë të përmasave të tilla. Gjithashtu një ngjarje e rëndësishme është 100 vjetori i pavarësisë, ku do të ketë një sërë aktivitetesh festive nga gjithë ambasadat tona në mbarë botën për të konsoliduar me tej rolin që shqiptarët luajnë në rajon dhe përtej tij.

Me tej ministri Haxhinasto theksoi se me shumë rëndësi është dhe reforma në shërbimin e jashtëm, që ka synim ta bëjë këtë shërbim imun nga politizimi. Aktualisht Ministria e Jashtmë ka përgatitur një sërë amendamentesh për ligjin e shërbimit të jashtëm. Gjithashtu synohet që të bëhen përmirësime në infrastrukturën fizike të diplomacisë, në sistemet e komunikimit dhe në rikonstruksionin e përfaqësive diplomatike. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset